Goran Gerasimovski

KomunaQendër

Unë kam një plan konkret për përmirësimin e cilësisë së jetës në Komunën e Qendrës sepse e di se për çfarë kanë nevojë banorët në secilën lagje. Unë e njoh shumë mirë Qendrën, jam rritur në Kapishtec, dhe tani jetoj në këtë komunë me gruan dhe djemtë e mi.

Komuna e Qendrës përfaqëson bërthamën urbane të qytetit të Shkupit, dhe kështu mban përgjegjësinë për të qenë shembull për të gjitha qeverisjet e tjera lokale. Programi ynë fokusohet në nevojat reale të banorëve të Qendrës, por gjithashtu merr parasysh nevojën që Komuna të zhvillojë vazhdimisht dhe të vendosë standarde të reja – për një jetë më të mirë dhe një jetë të përditshme të përmbushur për të gjithë qytetarët.

Unë kam vite që punoj në sektorin privat dhe si hulumtues në projekte kam marrë shumë njohuri sesi mund të përmirësohen kushtet në Komunën time. Unë i njoh njerëzit, nevojat dhe prioritetet e tyre dhe si kryetar i Organizatës Komunale LSDM Qendër, jam plotësisht i përfshirë në ekipin që po punon aktivisht në realizimin e kërkesave të tyre.

Në katër vitet e ardhshme do të fokusohemi në realizimin e prioriteteve të përcaktuara qartë – mjedis i pastër, efikasitet energjetik, infrastrukturë cilësore dhe trafik i sigurt, hapësira të reja parkimi, arsim modern dhe gjithëpërfshirës, ​​zhvillim ekonomik lokal, investim në të rinj, barazi gjinore, kujdes për të gjithë dhe komunikim të rregullt me ​​qytetarët. Ne planifikojmë të investojmë në talentet e reja dhe të mbështesim zhvillimin e kulturës dhe sportit.

Mbajtja e komunikimit të rregullt me ​​qytetarët do të jetë parimi i ri i punës së Komunës së Qendrës. Duke vendosur mekanizma për komunikim të dyanshëm, ne do të vendosim një qeverisje të vërtetë pjesëmarrëse dhe transparencë më të madhe në funksionimin e shërbimeve.

Meqenëse nuk është më e mjaftueshme të flasim për transparencën dhe llogaridhënien, është koha për të ndërmarrë hapin tjetër – dhe ky është të udhëheqim së bashku me qytetarët.

Pesë projektet kyçe për të ardhmen eQendër

  • Ndërtimi i një ndërtese krejtësisht të re për edukimin parashkollor në vendbanimin Prolet, në kuadër të kopshtit për fëmijë “Rade Jovçevski Korcagin”, e cila do të vendoset në oborrin e shkollës fillore “11 Tetori”, në vendin e barakës ekzistuese.
  • Ndërtimi i një kopshti në Maxhir Maallo deri në qershor 2024.

 

Të dy kopshtet do të ndërtohen sipas standardeve më të larta dhe moderne. Këto objekte do të kontribuojnë dukshëm në rritjen e kapaciteteve të kujdestarisë në arsimin parashkollor në Qendër. Kapaciteti aktual i kopshteve për t’u kujdesur është për 2,000 fëmijë dhe do të rritet për 30% me këto dy kopshte, pra 600 fëmijë shtesë do të mund të përkujdesen.

Investimet në arsimin parashkollor: Qendra fiton dy kopshte të reja

Zgjerimi i kapaciteteve të shkollës fillore "Kole Nedellkovski"

Ndërtimi i klasave me sipërfaqe prej 534 m2 në shkollën fillore “Kole Nedellkovski”, në mënyrë që të mbulohenpërfshihen të gjithë fëmijët sipas rajonalizimit të vendosur. Ndërtimi parasheh një kuzhinë dhe katër klasa, ndërsa vlera e përgjithshme e këtij projekti është 24.000.000 denarë. Një fasadë e jashtme efiçente e energjisë do të instalohet në të gjithë shkollën, në një sipërfaqe prej 2.500 m2. Klasat e reja do të jenë funksionale në shtator 2022.

Aktiviteti i NP “Vendparkimet e Komunës së Qendrës” do të zgjerohet në ndërmarrje komunale. Me këtë, Komuna jonë do të ketë ndërmarrjen e vet komunale dhe do t’i zgjidhë problemet komunale në një mënyrë shumë më të thjeshtë dhe më të shpejtë, me atë ne do të vendosim standarde më të larta në këtë veprimtari. Në të njëjtën kohë, ne do t’u sigurojmë qytetarëve tanë një mjedis të pastër.

Është planifikuar gjithashtu të ndërtohen garazhe nëntokësore dhe të montuara për të zgjidhur përgjithmonë problemin e mungesës së hapësirave të parkimit në Qendër. Do të aplikohet rregullim hortikulturor, do të vendosen pajisje urbane, ndërkohë në këndet e lojërave për fëmijë dhe sporte do të ndërtohen në zonën mbi garazhet.

Përveç plotësimit të nevojës në rritje për vende parkimi në Qendër, ne do të pastrojmë trotuaret për këmbësorët dhe do të krijojmë kushte për ngritjen e shtigjeve të reja të biçikletave. Ky projekt do të përfundojë gjatë vitit 2024.

NP "Vendparkimet e Komunës së Qendrës" bëhet ndërmarrje komunale

SMART CITY

Duke filluar me rr. “Orce Nikolov”, e cila aktualisht është duke u rindërtuar, Komuna e Qendrës do të ketë parkim dhe ndriçim “smart” dhe digjitalizim administrativ në Komunë. Me këtë projekt do të përfshihet e gjithë komuna, dhe do të realizohet në disa faza.

Aktualisht rr. “Orce Nikolov” është gati për zbatimin e këtij projekti. Përmes telefonave celularë, qytetarët do të marrin informacion në lidhje me vendet e parkimit falas në vendin ku ndodhen. Ky projekt do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe do të ulë ndjeshëm koston e energjisë elektrike në komunë.

Komuna Qendër është komuna e parë në vendin tonë që zbaton projektin “Smart city”. Vlera e projektit është rreth 230.000.000 denarë. Projekti do të përfundojë plotësisht deri në fund të vitit 2026.

Një park i ri do të ngrihet në vend të “PUIK” ndërsa vetëm një parcelë do të mbahet aty ku do të ndërtohet një ndërtesë e re për “PUIK”, në koordinim me qeverinë qendrore. Është planifikuar të vendoset parking i montuar me 296 vende parkimi, me vlerë prej 58.000.000 denarë, i cili do t’i lejojë qytetarët e Debar Maallo të lëvizin pa probleme dhe të sigurt.

Rruga Mirosllav Kërleza do të jetë zonë për këmbësorë dhe parking për banorët. Boemska 2 do të fitojë regjim të ri trafiku, me trafik të përkohshëm, domethënë në mbrëmje do të jetë zonë për këmbësorë.

Është planifikuar rindërtimi i “Cërvena Voda”, “Debarca” dhe një pjese e “Partizanska” në vlerë prej 9.000.000 denarë, dhe janë siguruar 5.430.000 denarë për “Andon Dukov”, “Albert Ajnshtajn” dhe “Donbas”. Rrethrrotullimi te “Krug” do të rikonstruktohet, së bashku me rrugët “K. Nedellkovski”,”Albert Ajnshtajn”,”N. N. Borçe” dhe “Debarca”. I njëjti do të ngrihet dhe gjelbërimi do të vendoset mbi të. Është parashikuar rregullimi i sheshit  në rr. “Mihail Tsokov” – sheshi i Goran Stefanovski. Rindërtimi i rr. “Majakovski” është planifikuar për vitin 2022.

Hapësira ku për momentin janë të vendosura barakat e kimunës do të rregullohet në mënyrë hortikulturore, do të instalohen pajisje moderne urbane dhe do të sigurohet qasje në portën e Shkollës së vjetër për mësim, e cila është planifikuar të restaurohet për të theksuar vlerën e saj kulturore dhe historike. Në një pjesë të hapësirës së barakave të vjetra të komunës do të ndërtohet një godinë e vogël administrative, në të cilën, përveç administratës komunale dhe Këshillit, do të sigurohet hapësirë ​​për Qendrën Rinore, si dhe për funksionimin e pandërprerë të organizatave qytetare që punojnë në interes të banorëve të Komunës së Qendrës. Në këtë mënyrë, hapësira më e madhe e zënë tani nga barakat do të jetë e lirë, e gjelbër dhe e përshtatur për përdorim të qytetarëve.

Në marrëveshje me Qytetin e Shkupit, dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve në këtë vendbanim, këtu do të vendosen policia komunale dhe zjarrfikësja me një deri në dy automjete zjarrfikëse.

Debar Maallo merr pamje të re

Lista e kandidatëve për këshilltarë komunalQendër

  1. ANDRIJANA BUDIMIR
    FILIPOVSKI
  2. EDINA MUSA
  3. GORDAN SIMONOVSKI
  4. NENAD MATEVSKI
  5. ELENA BOSHEVSKA
  6. OLIVER TONOVSKI
  7. BOJANA ATANASOVSKA
  8. FILIP ANTOVSKI
  9. DEJAN NIKOLLOVSKI
  10.  DARKO GIGOVSKI
  11. MAJA SERAFIMOVSKA
    BOROZAN
  12. NIKOLA GEORGIEVSKI
  13. IVAN ÇESHLLAROV
  14. ALEKSANDAR HRISTOVSKI
  15. RUZHA PAÇAXHIEVA
  16. GOCE BURZEVSKI
  17. ELIZABETA KLINÇAREVSKA
    MLLADENOVSKA
  18. NIKO NIKOLLOSKI
  19. BILJANA ÇUPOSKA
  20. ILIJA TARTIQ
  21. SANJA STEFANOVA
  22. SASHO DIMOSKI
  23. MONIKA DANEVSKA