Velimir Smilevski

KomunaButel

Dëshira për zhvillim dhe Butel urban, si dhe angazhimi im i mëparshëm i parezervë si kryetar i Komunës së Butelit, është frymëzimi im për rikandidimin për kryetar komune. Buteli është një komunë edhe e Maqedonasve edhe Shqiptarëve, Turqve, Boshnjakëve, Vllehëve, Serbëve dhe Romëve dhe në këtë drejtim do të vazhdoj, si më parë, të ushqej multietnicitetin në komunën tonë.

Buteli do të ndërtohet dhe zhvillohet së bashku me qytetarët, do të ndjekë nevojat e tyre dhe do të planifikojë zgjidhjen e problemeve. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi për të siguruar barazi për të gjithë banorët, pavarësisht nga gjinia, feja ose kombësia. Buteli po ndërtohet me infrastrukturë dhe ndërtesa të përshtatura për nevojat e banorëve dhe me shërbime cilësore për të gjithë, gjë që do ta bëjë Butelin një vendbanim të këndshëm dhe urban me prosperitet ekonomik. Ndërsa paraardhësit bënin dallime dhe përçarje midis qytetarëve, unë, çdo ditë, me ekipin tim, punoj me përkushtim, transparencë në kohezion dhe në projekte që nënkuptojnë një jetë më të mirë për të gjithë. Unë lë pas projekte që vetëm dëshmojnë se kam pasur një mandat të suksesshëm, të mbushur me një sërë aktivitetesh, mbi të gjitha, për nevojat dhe interesat e qytetarëve të Komunës së Butelit.

Ne kemi punuar për të gjetur zgjidhje që do të adresonin problemet e sotme, por që duhet të sigurojnë ardhmëri për dekadat e ardhshme. Zgjidhjet afatshkurtra nuk janë zgjidhjet që na duhen. Ne kemi punuar për ta bërë të tashmen më të mirë dhe kemi planifikuar që e ardhmja të jetë edhe më e mirë. Unë drejtoja komunën brenda vendit, që do të thotë se kam shpenzuar paratë e besuara nga qytetarët përmes taksave të tyre ekskluzivisht për bashkëqytetarët e mi brenda vendit. Në këtë drejtim, mendoj se i kam justifikuar pritjet e bashkëqytetarëve të mi.

Në periudhën pas nesh, janë realizuar investime të shumta kapitale që kanë ndryshuar fytyrën e komunës. Në katër vitet e fundit, komuna e Butelit ka treguar rritje jashtëzakonisht të lartë ekonomike, si kurrë më parë. Shumë kompani të suksesshme dhe të njohura kanë investuar në objekte dhe komplekse në komunën tonë. Investimet e reja janë për shkak të përmirësimit të klimës së biznesit duke zgjidhur problemet infrastrukturore, si dhe si rezultat i komunikimit të dyanshëm me komunitetin e biznesit në zonat industriale në komunë. Ne kemi realizuar me ambicie dhe përkushtim projektet e premtuara në të gjitha fushat, dhe ato më komplekse tashmë janë në procesin e fillimit

Pesë projektet kyçe për të ardhmen eButel

Kemi planifikuar fillimin e një projekti kapital, një investim që ka një rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët e komunës së Butelit. Gjegjësisht, është paraparë mbyllja e plotë e rrugës para ndërtesës së komunës dhe lidhja e saj me rrugët tjera anësore, prishja e parkingut para objektit të komunës dhe ndërtimi i një sheshi modern.

Sheshi do të përmbajë disa zona, të lidhura me shtigje të shtruara me bekaton dhe me ndriçim të plotë.

Në zonat do të ketë shatërvan, pushimore, ulëse, një kënd të veçantë për fëmijë, linja pemësh, dy tualete publike, shatërvane me burime uji për të pirë, por edhe një shatërvan dekorativ të lidhur me një urë druri.

NDËRTIMI I NJË SHESHI ME SHTIGJE TË GJELBËRTA DHE ULËSE

NDËRTIMI I NJË QENDRE KULTURORE NË RADISHANI

Pas 15 vitesh, Komuna e Butelit do të ketë qendrën e saj të parë kulturore. Me hapjen e qendrës kulturore, qytetarët e Butelit do të kenë evenimente të vërteta sociale dhe kulturore, dhe banorëve do t’u mundësohet të kenë qasje në ngjarjet dhe manifestimet kulturore. Është planifikuar që të gjitha ngjarjet e mëparshme të mbajtura nga komuna, si ekspozita, folklor, panaire, koloni dhe të tjera, të ridrejtohen në ambientet e reja të qendrës kulturore që do të vendosen në shkollën e vjetër në lagjen Radishani.

Sa i përket kulturës, LSDM në Butel, si komunë multietnike, gjithmonë punon për të eliminuar të gjitha dallimet dhe përçarjet etnike midis njerëzve. Theksi do të vihet si në promovimin e zakoneve maqedonase po ashtu edhe atyre shqiptare. Planifikohet të rritet numri i ngjarjeve kulturore, promovimi i veshjeve popullore, si dhe organizimi i karnevaleve dhe kolonive të artit ku do të jetë e mundur të promovohen të gjitha aftësitë artistike që janë një thesar kombëtar për të gjithë vendin.

Ndërtimi i garazheve shumëkatëshe në këto lokacione do të kontribuojë në tejkalimin e problemit të gjetjes së hapësirës së lirë të parkimit në zonat urbane me popullsi të dendur. Këto janë vendbanime ku ka një përqendrim shumë të lartë të objekteve tregtare, ndërtesave të banimit, tregjeve dhe kjo në vetvete flet për nevojën urgjente për garazhe shumëkatëshe, veçanërisht duke pasur parasysh që pikërisht për shkak të investimeve të reja në këto lokacione do të shtohet edhe fluksi i njerëzve po në këto vende.

Me ndërtimin e këtyre garazheve do të rrisim kapacitetin e parkingjeve. Do të ketë gjithsej 60 vende parkimi në dy nivele, përfshirë vendet e parkimit për personat me aftësi të kufizuara. Ky është një nga investimet kapitale më serioze në komunë. Ne synojmë të zbatojmë më shumë projekte të tilla në vendbanimet e komunës, në mënyrë që të zvogëlojmë bllokimet e trafikut, i cili në fakt është një nga problemet kryesore në Radishani, Butel 1 dhe Shkup Veri.

NDËRTIMI I GARAZHEVE NË KATE

NDËRTIMI I NJË QENDRE MULTI-FUNKSIONALE PËR ZBAVITJE

Në vendin e kopshtit të vjetër në Butel, është planifikuar ndërtimi i një qendre shumëfunksionale për të gjithë banorët e Komunës së Butelit. Kompleksi ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore, argëtuese dhe shkencore në komunë. Qendra e parë zbavitëse shumëfunksionale dhe multikulturore në komunën e Butelit do të kontribuojë që të rinjtë nga komuna të kalojnë kohën e lirë në mënyrën më cilësore dhe efikase, duke zgjedhur aktivitetet në të cilat ata do të japin më të mirën e tyre. Në qendrën argëtuese, është planifikuar përmbajtje e shumtë për shumë grupe apo kategori qytetarësh.

Qendra do të ketë një sallë bowling, teatër për fëmijë dhe të rinj, palnetarium, kënd për fëmijë, punëtori edukative me tema të ndryshme, punëtori arti, promovime librash nga autorë të rinj, një kafiteri dhe një gamë të gjerë aktivitetesh të tjera. Hapësira dhe ndërtesa synojnë të funksionojnë si një platformë e hapur për organizatat artistike, shoqatat, grupet joformale dhe individët të cilët do të jenë në gjendje të përdorin resurset e saj, mbi të gjitha, për të zhvilluar idetë e tyre në fushën e kulturës.

Pjesa e lartë e zonës industriale nuk mbulohet nga rezervuari ekzistues i ujit dhe për këtë arsye në periudhën e ardhshme Komuna e Butelit do të ndërtojë një rezervuar të ri që do të sigurojë ujë të destinuar për zonën e lartë industriale. Në përputhje me UPVNM për zonën industriale në Vizbeg, me përpunimin e bllokut 12 komuna kadastrale – Vizbeg, nga viti 2016, më saktësisht 14.12.2016, për pjesën që nuk mbulohet nga rezervuari ekzistues në zonën industriale, planifikohet një rezervuar i ri në anën veriore fushëveprimi i të cilit do të kap pjesët e zonës Konjski Rid, ku në përputhshmëri me PPU të Qytetit të Shkupit parashikojmë konvertimin nga klasa bazë në qëllim përdorimit formatit D4. Kjo do të sigurojë ujë për zonën e lartë në zonën industriale, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për biznesmenët dhe punonjësit vendas. Rezervuari është parashikuar që të ndërtohet në një lartësi prej 355 metra mbi nivelin e detit dhe të ketë një kapacitet prej 1.000 metra kub ujë.

NDËRTIMI I NJË REZERVARI TË RI PËR UJË NË ZONËN INDUSTRIALE NË VIZBEG

Lista e kandidatëve për këshilltarë komunalButel

  1. Olivera Livriniq
  2. Martin Boshkoviq
  3. Çedo Nikollovski
  4. Selvete Murtezi
  5. Miodrag Kollariç
  6. Vlladimir Ginovski
  7. Shaban Bajram
  8. Aleksandra Nikollovska
  9. Menduh Durmishovski
  10. Allma Xhuxheviq
  11. Teodora Nolevska
  12. Aleksandar Jovanovski
  13. Martina Milenovska
  14. Martina Trajkovska
  15. Branko Bonevski
  16. Fatima Said
  17. Ajhan Ramadan
  18. Mario Krzhallovski
  19. Pavlina Stojanovska