Dimçe Shipinkarovski

KomunaStruga

Me ndjenjë të thellë të përgjegjësisë dhe respektit për ju, e paraqes kandidaturën time për kryetar të
komunës së Strugës. Struga është qyteti me të cilin jam i lidhur emocionalisht. Këtu kam lindur, këtu jam
rritur dhe kam krijuar familje. Pavarësisht tundimeve që i sjellë jeta, qëndrova në vendin tim, në Strugën
e dashur dhe asnjëherë nuk kam menduar ta ndërroj me tjetër. Për ne struganë, “si Struga nuk ka tjetër”
nuk është vetëm thënie popullore që njihet edhe më gjerë, por është mënyrë e të menduarit, vepruarit
dhe jetës së përditshme.
Gati 30 vite të kaluara si ndërmarrës privat më kanë mundësuar që në mënyrë integrale ta njoh të gjithë
rajonin e Strugës. Më e rëndësishmja, më kanë mësuar se pavarësisht dallimeve në gjuhë dhe fe, sfidat
janë të njëjta. Mësova se ne të gjithëve na bashkon besimi në Strugë dhe dëshira që ta bëjmë vend më
të mirë për jetë.
I udhëhequr nga dashuria dhe lidhshmëria që e ndjej me Strugën, vendosa ta ndërmarr këtë hap.
Premtoj që i inkurajuar nga mbështetja juaj, asnjë moment nuk do të lëkundem në realizimin e qëllimit
kryesor: Struga – nënë e të gjithë qytetarëve të saj, e mbushur me hapësira të mëdha gjelbërimi.
Meritojmë të kemi Strugë të pastër dhe të bukur, të urbanizuar në harmoni me natyrën. Meritojmë
ndryshim të rrjetit të stërvjetruar të kanalizimit dhe ujësjellësit dhe ndërtim të rrjetit të ri ku ka nevojë.

Do t’i investojmë të gjitha kapacitetet tona dhe do të përkushtohemi me të gjithë punën tonë ta
zhvillojmë Strugën në vend turistik modern, sidomos duke i respektuar rekomandimet e UNESKO-s.
Struga meriton sistem të selektimit dhe largimit të mbeturinave dhe kushte të dinjitetshme për jetë në
të gjitha vendbanimet e mrekullueshme. Të rinjtë meritojnë shkolla të reja, çerdhe dhe objekte sportive,
ku do të jenë të lumtur dhe të etur për mësim dhe lojë, dhe me këtë do të kujtojnë rrënjët e tyre
strugane.
Të dashur struganët e mi, dëshira ime është që ta shoh komunën e Strugës edhe më të bukur, edhe më
kozmopolite, edhe më të bashkuar në dallimet që Strugën e bëjnë më atraktive dhe tërheqëse, dhe
gjithashtu edhe më të hapur për turistët nga e gjithë Evropa dhe bota.

Pesë projektet kyçe për të ardhmen eStruga

Struga dhe vendbanimet përreth përballen me rrjet të stërvjetëruar të ujësjellësit shkaku i të cilit,
shpesh, sidomos në kohën e sezonit turistik, vjen deri te ndalja e furnizimit me ujë, ndërsa në disa vende
ndalja zgjat edhe më shumë se 24 orë. Në një pjesë të vendbanimeve, rrjeti i kanalizimit është i
stërvjetëruar, në disa nuk ka aspak.
Patjetër duhet ndërtimi i stacioneve filtruese dhe filtrave në një pjesë të vendbanimeve në komunë.

Vlera për realizimin e këtij projekti kap vlerën e 170.000.000 denarëve.
Afati i realizimit: Viti 2022-2025.

Ndryshimi i rrjetit të stërvjetruar të ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe ndërtimi i rrjetit në vendbanimet rurale

Rikonstruimi i tregut të qytetit

Tregu në Strugë është i rëndësishëm për ekonominë lokale dhe rajonale sepse nga ai treg shumë bujq
dhe tregtarë e kanë ekzistencën e tyre. Shkaku i nevojës për sigurimin e hapësirës për vendosjen e
produkteve bujqësore dhe qasjes së lehtë për konsumatorët, duhet rikonstruim i tregut aktual të qytetit.
Planifikojmë rikonstruim me të cilin do të vendoset rregull në vendosjen e shtandeve, sigurimin e
hapësirës së magazinave dhe kushte higjienike më të mira.

Është koha që t’u japim fund gropave septike në të gjitha vendbanimet përmes lidhjes së rrjetit të kanalizimit me sistemin e kolektorit në territorin e të gjithë komunës së Strugës. Prioritet do të kenë vendimet, ku ky problem është më i pranishëm dhe rrezikon ne përditshmëri banorët lokal. Vendosja e sistemit të kolektorit në të gjithë territorin e komunës së Strugës dhe rikonstruimi i të gjitha stacioneve filtruese me t.a.q. rregullimi i frekuencës së ujërave të zeza, që është prioriteti ynë. Bëhet fjalë për projekt serioz dhe kompleks, mjetet për të cilin do të sigurohen nga buxheti komunal, por edhe nga buxheti qendror.

Sistemi i kolektorit

Ndërtimi i Marinës së qytetit dhe rregullimi i shtratit të lumit Drini i Zi

Me qëllim të zhvillimit të turizmit gjatë gjithë vitit, e rëndësishme për Strugën është ndërtimi i Marinës
së qytetit, e cila do të jetë parakusht për tërheqjen e turistëve përmes ofrimit të shërbimeve që
përfshijnë objekte lundruese. Njëkohësisht, me ndërtimin e saj do të zgjidhet edhe problemi me

objektet në pronësi të bashkësisë vendore. Hapja e rrugës për ndërtimin e linjës ndërkombëtare Strugë
– Pogradec, si dhe realizimin e idesë për organizimin e “Panarit për turizëm”, i quajtur si “Ditët strugane
të turizmit” – manifestim, që i mungon shumë Strugës dhe rajonit.
Për herë të parë pas 45 viteve, në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe donatorët e jashtëm,
kemi arritur ta pastrojmë shtratin e lumit Drini i Zi nga mbetjet që janë grumbulluar në pesë dekadat e
fundit. Plani jonë është “Drini” të pastrohet gjatë gjithë rrjedhës së tij drejt fshatit Tashmarunishtë.
Qëllimi është që i gjithë shtrati të sistemohet në pjesën e poshtme, ndërsa realizimi i këtij projekti të
bëhet në bashkëpunim me njerëz profesionistë.
Me ndërtimin e Marinës së qytetit dhe rregullimin e shtratit të lumit Drini i Zi, Struga do të kishte një
shkëlqim tjetër, nga i cili do të përfitonin subjektet turistike, hoteliereje dhe gastronomike, po edhe e
gjithë ekonomia. Në atë mënyrë, përfitimet nga këto investime kapitale do t’i ndjejnë të gjithë qytetarët
e komunës së Strugës.

LSDM do të angazhohet për rregullimin e regjimit të komunikacionit, i cili në vitet e fundit është gjithnjë
problem më i madh në qytet, përmes vendosjes së sinjalistikës së re për komunikacion, riparimi i
sinjalistikës ekzistuese dhe rritja e bashkëpunimit me shërbimin për komunikacion pranë MPB-së, si dhe
gjetja e një mënyre më të mirë dhe më efikase të vendosjes së regjimit të komunikacionit. Gjithashtu, do
të angazhohemi në ndërtimin e shtigjeve për biçikleta në pjesën bregliqenore të qytetit. Për më tepër,
do të punojmë maksimalisht që pjesëmarrësit në komunikacion të kenë siguri më të madhe dhe
vendosjen e rregullit në komunikacioni.

Rregullimi i regjimit të komunikacionit dhe ndërtimi i garazhës shumëkatëshe

Lista e kandidatëve për këshilltarë komunalStruga

1. Irina Joldeska
2. Nikolla Klimoski
3. Megdija Canoski
4. Aco Gjuroski
5. Karolina Turikashevska – Veljanoska
6. Edip Beqiroski
7. Argjent Alka
8. Nikolla Gradinoski
9. Aneta Mizhimakoska

10. Voskresa Jankuloska
11. Sashko Pejçinoski
12. Monika Lazorska
13. Xhevat Useini
14. Boban Iloski
15. Marija Shajnoska
16. Mitko Bitolskoski
17. Pavlinçe Neloska
18. Naste Markoski
19. Hristijan Zatarakoski
20. Miseret Shej
21. Pero Pajçiposki
22. Nazire Biçak
23. Simona Zhupanoska
24. Dushan Ristiqeski
25. Spase Skrçeski
26. Maja Matoska
27. Aleksandra Lozanoska