Goran Stojanovski

KomunaÇashka

Të nderuar bashkëqytetarë,
Me ndjenjë të thellë të respektit dhe përgjegjësisë për gjeneratat e ardhshme, Ju paraqes kandidaturën
time për kryetar të Komunës së Çashkës. Të udhëhiqet një nga komunat më të mëdha multietnike në
shtetin tonë është kënaqësi, por njëkohësisht edhe sfidë.
Kulturat e ndryshme, tradita, bukuritë natyrore që janë specifikë për komunën tonë, janë pasuria jonë më
e madhe që duhet me krenari ta bartim te gjeneratat tjera. Komuna jonë ka potencial që të zhvillohet në
komunë të hapur, moderne dhe e zhvilluar që sjellë të nesërme më të mirë për të gjithë qytetarët,
mundësi për përparim për të rinjtë tonë, komunë në të cilën mbizotëron bashkëjetesa në mes
bashkësive.

Pesë projektet kyçe për të ardhmen eÇashka

Komuna e Çashkës ka përgatitur dokumentacion për ndërtimin e kanalizimit fekal gjatë vitit të kaluar që
parasheh rrjet sekondar, rrjet primar dhe stacione filtruese në dy vendbanimet ku jetojnë rreth 4.000
banorë.

Ndërtimi i kanalizimit fekal me stacione filtruese për fshatrat Jabollçisht i epërm dhe i poshtëm

Ndërtimi i infrastrukturës komplete për Zonën lokale ekonomike në vendbanimin Çashkë

Për zhvillimin e ekonomisë në Komunën e Çashkës dhe për krijimin e vendeve të reja të punës, komuna
ka siguruar lokacion në afërsi të vendbanimit Çashkë, në hapësirë prej 30 hektarëve, për ndërtimin e
zonës industriale.

Vetvetiu, ky është projekt që parasheh asfaltim të 4 km rrugë të asfaltuar dhe lidhje me rrugën rajonale
tek vendbanimi Qyteti i Vjetër, si dhe rregullimi i katit përdhesë në hapësirën rreth qendrës gjeografike
që do shndërrohet në atraksion në nivel shtetëror dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit në komunën
tonë.

Ndërtimi i rrugës lokale dhe rregullimi i katit përdhesë të qendrës gjeografike të RMV-së në Vranovc të poshtëm

Ndërtimi i Shtëpisë së kulturës në Çashkë

Projekti parasheh sallë të madhe me mundër për paraqitje teatrale dhe kino-projekte, biblotekë
komunale, mediotekë, leximore dhe sallë të madhe për mbledhje. Bëhet fjalë për pjesë madhështore që

do të jetë qendër e të gjitha ngjarjeve kulturore në komunën tonë.

Është përpunuar dokumentacioni projektues për realizimin e këtyre projekteve. Me realizimin e këtyre
projekteve, më shumë se 300 banorë dhe rreth 150 familjë do të përfitojnë kanalizime fekale në këto
vendbanime me trajtimin e ujrave të zeza.

Ndërtimi i kanalizimeve fekale në Sogle dhe në Vranovc të epërm

Lista e kandidatëve për këshilltarë komunalÇashka

1. Doan Shabanovski
2. Dragisha Draskaçeva
3. Rushit Sadikov
4. Nikollçe Bogoevski
5. Svetllana Kostova
6. Agim Azizov
7. Marija Dimovska Ginovska
8. Muamed Saliovski
9. Adrijana Stefanovska
10. Senafie Maksudova
11. Janko Jovanovski