Xhezmi Mamuti

KomunaVrapçishte

Të jesh kryetar i Komunës së Vrapçishtit, do të thotë të punosh dhe të jesh i përkushtuar ndaj qytetarëve. Kjo është sfida ime. Por edhe detyrimi im. E gjithë përvoja ime e jetës, e gjithë njohuria ime dhe mbi të gjitha, dëshira për t’u angazhuar në shoqëri dhe të jem qytetar i dobishëm, do të kontribuojnë në përmbushjen e vizionit tim dhe kështu krijimin e vlerave të reja dhe cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët e Vrapçishtit. Prej vitesh, pushteti lokal nuk ka vizion dhe ide në përputhje me dëshirat dhe nevojat e qytetarëve që i zgjodhën ata. Termat: demokraci, mendim i lirë, vullnet i lirë për ta ekzistojnë vetëm në programet parazgjedhore.

Nuk dëshiroj të jetoj në komunë që nuk ka kanalizim. Nuk dëshiroj të jetoj në komunë që nuk ka ujë të pastër për pije dhe që çdo verë përballet me reduktime të ujit për pije, ndërsa jetojmë në rajon që është me i pasur me ujë. Nuk dëshiroj të jetoj në komunë ku çdo ditë ngritën deponi të egra në mjedis të pastër ekologjik me tokë pjellore. Nuk dëshiroj të jetoj në komunë që nuk ka kanale për ujitje të tokës pjellore bujqësore, ndërsa ato që janë – nuk janë funksionalë. Nuk dëshiroj të jetoj në komunë ku rrugët janë të asfaltuara vetëm sa për të thënë, ndërsa riparohen vetëm para zgjedhjeve që kryetari të mund të thotë se ka punuar diçka. Dhe në fund, nuk dëshiroj të jetoj në komunë që ka kryetar që nuk i përmbush obligimet e tij ndaj qytetarëve. Dëshiroj të jetoj në komunë ku kryetari është baba i vërtetë, ku kryetari do të sigurojë kushte më të mira për jetë për të gjithë banorët në këtë komunën tonë.

E di që na pret shumë punë, por gjithashtu e di që së bashku do të kemi sukses. Për ta bërë komunën tonë një komunë me të cilën do të jemi krenarë të gjithë. E di që mundemi! Komuna jonë meriton më të mirën.

Pesë projektet kyçe për të ardhmen eVrapçishte

Zgjidhja e këtij problemi ekologjik do të jetë një nga prioritetet e qeverisjes së re lokale, ndërsa me sanimin e saj do ta zgjidhim një problem afatgjatë me ndotjen. Problemet që paraqiten shkaku i ekzistimit të kësaj deponie janë të shumta duke shkaktuar sëmundje të shumta dhe mundësi për ndezjen e ndotjen e ajrit, që ka qenë aktuale në të kaluarën, si dhe ndotjen e tokës pjellore, sepse gjendet afër tokave bujqësore.

Mbyllja përfundimtare e deponisë në Negotinë.

Mbyllja e të gjitha deponive të egra

Do të punojmë për zgjidhjen e problemit me deponitë e egra, të cilat në tërritorin e komunës së Vrapçishtit janë në numër të madh. Ato paraqesin faktor serioz të ndotjes së mjedisit jetësor dhe sjellin rrezik për jetën e qytetarëve. Largimi i këtyre deponive do të imperativ i qeverisjes lokale.

Në vitin e parë të mandatit do t’i largojmë gypat ekzistues të azbestit sepse shëndeti i qytetarëve është para të gjithave, ndërsa angazhimi ynë është për kualitet më të mirë jetësor për të gjithë.

Rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Zubovc

Rikonstruimi i rrugës për Gjurgjevisht

Kjo rrugë është në gjendje katastrofale dhe paraqet problem serioz për komunikacionin në funksionimin e përditshëm të këtij vendbanimi. Me rikonstruimin, do të mundësojmë të kemi rrugë moderne, por edhe komunikim më të mirë në mes banorëve të këtij vendbanimi me vendbanimet tjera në komunë.

Edhe kjo rrugë, si shumica e rrugëve në komunë, është në gjendje katastrofale dhe paraqet problem serioz për komunikimin dhe funksionim e përditshëm të këtij vendbanimi. Këtë do të ta ndryshojmë përmes rikonstruimit dhe modernizimit të infrastrukturës.

Rikonstruimi i rrugës në Kalisht

Lista e kandidatëve për këshilltarë komunalVrapçishte

  1. Vojçe Isakoski është i lindur në vitin 1970 në Gostivar dhe me profesion është jurist i diplomuar. Si këshilltar i deritanishëm në komunën e Vrapçishtit, do ta bartë përvojën e tij në përmirësimin e kualitetit, standardit dhe jetës në komunën e Vrapçishtit.
  2. Afërdita Ibrahimi është nga fshati Gradec, komuna e Vrapçishtit. Si këshilltare do të kontribuuojë për të mirën e qytetarëve.
  3. Goce Andrievski është i lindur në vitin 1979 në Gostivar. Specialist i lëmisë së komunikacionit, vozitës – instruktor me rreth 16 vite përvojë pune. Si kandidat për këshilltar, prioritetet e tij do jenë angazhimi për jetë më të mirë për të gjithë banorët e komunës.
  4. Angela Paneska është e lindur në Gostivar. Ka 26 vite dhe është juriste e diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” – në Shkup. Posedon aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe është ambiciozë që detyrat e punës t’i kryejë në kohë dhe në mënyrë kualitative.
  5. Nuri Mamuti është nga fshati Gradec, ku edhe jeton. Shkollën fillore e ka kryer në Zagreb, R. E Kroacisë, ndërsa shkollën e mesme ekonomike në Gostivar.
  6. Anastasija Mateska është e lindur në vitin 1998. Studente në Institutin për psikologji në Fakultetin Filozofik. Angazhohet për kushte më të mira dhe perspektive për të rinjtë në kounë.
  7. 7. Hristijan Bozhinoski është i lindur në vitin 1996 në Gostivar. I diplomuar në fakultetin e mjekësisë në Shkup. Si kandidat për këshilltar do të angazhohet për drejtësi, kualitet, vendime të drejta, që do të kontribuuojnë për jetë më të mirë në të gjithë komunën.
  8. Monika Jakovleska është e lindur në vitin 1997, e diplomuar si bio-inxhiniere laboratorike në fakultetin e farmacisë – Shkup. Angazhohet për përmirësimin e jetës së të rinjve në komunë.
  9. Namik Beqiri është i lindur në vitin 2002, arkitekt i diplomuar në Universitetin ndërkombëtar Vizioni. Angazhohet për realizimin e kërkesave të qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve të tyre.
  10. Jovana Andonoska është e lindur në vitin 1994, politikologe e diplomuar dhe studente në studime post-diplomike në fushën e së drejtës ndërkombëtare. Si e punësuar në vetëqeverisjen lokale gjatë katër viteve të fundit është e njoftuar me mënyrën e funksionimit të vetëqeverisjes lokale.
  11. Goce Isakoski është i lindur në vitin 1990, inxhinier i diplomuar në telekomunikacion – Shkup. Do të angazhohet në mbrojtjen e mjedisit jetësor, për ajër të pastër dhe ujë të pijshëm, për ekonomi të gjelbër, vende të gjelbra të punës dhe planifikim hapësinor human në komunë.
  12. Anita Boshkoska Srezoska është e lindur në vitin 1992 në Gostivar, ekonomiste e diplomuar në Fakultetin ekonomik në Shkup. Si e re do të angazhohet në përmbushjen e nevojave, sidomos për të rinjtë me qëllim që të mbeten në vendlindjen e tyre.
  13. Aleksandar Kostoski është i lindur në vitin 1985, i diplomuar në fushën e sigurisë. Do të angazhohet që komuna e Vrapçishtit të jetë vend më i mirë për jetesë për të moshuarit, të rinjtë dhe gjeneratat e ardhshme.
  14. Nikolina Valiseska ka të kryer shkollën e mesme në Gostivar. Me angazhimin e saj shpreson se do të kontribuojë për sukses më të madh në zhvillimin e komunës.
  15. Ardit Idrizi është nga fshati Gradec, komuna e Vrapçishtit. Shkollën fillore e ka kryer në Gradec, ndërsa të mesmen në Gostivar. Fakultetin ekonomik e ka përfunduar në Universitetin e Tetovës.
  16. Milena Mihajloska është e lindur në vitin 1976 në Gostivar. Ka të përfunduar gjimnazin në Gositvar. Si kandidate për këshilltare në komunën e Vrapçishtit do të angazhohet për përmirësimin e kualitetit të jetës dhe infrastrukturës në të gjithë komunën.
  17. 17. Zoran Dimitrievski është i lindur në vitin 1987. Angazhohet për jetë më të mirë të të rinjve.
  18. Anita Andonoska Me forcën dhe vullnetin e saj, intelektin, integritetin, ambiciet dhe përkushtimin do të angazhohet për të mirën e të rinjve, qytetarëve dhe për të mirën e komunës së saj. Do të mundohet të krijojë komunë prestigjioze për të gjithë.
  19. Nikolla Ilijeski është i lindur në vitin 1999 në fsh. Vrapçisht. Ka të kryer gjimnazin dhe është student në Fakultetin për siguri. Angazhohet për komunë të zhvilluar dhe me prosperitet për të rinjtë, në komunën e tij.